Universiteti “Kadri Zeka”

Universiteti “Kadri Zeka”

About Universiteti “Kadri Zeka”


Universiteti “Kadri Zeka” Gjilan u themelua me vendimin e Qeverisë së Kosovës numër 118/03 të datës 6 mars 2013, i cili nga Kuvendi i Kosovës u miratua më 30 maj 2013, me idenë e promovimit dhe zhvillimit të arsimit të lartë universitar, kërkimeve shkencore, krijimtarisë artistike, kualifikimit të kuadrove deri në gradën e doktoratës. Themelimi i UKZ-së bëri të mundur përfshirjen e numrit më të madh të studentëve të rajonit të Gjilanit, të Luginës së Preshevës dhe të viseve të tjera në shkollimin e lartë universitar.

Në mbledhjen VIII të Këshillit Themelues të UKZ-së, mbajtur më 31.10.2013, u propozua që Universiteti Publik i Gjilanit të ketë akronimin UKZ dhe, propozim të cilin e ka mirtuar MASHT-i më 13.11.2013.

UKZ vazhdon traditën e mëhershme universitare në Gjilan. Përgatitja e mësimdhënësve ka filluar në gjysmën e dytë të viteve ‘50 të shekullit XX (1958), në nivel të shkollave të larta. Fillimisht është themeluar si Akademi Pedagogjike, me vendimin nr. 01-61-12 të Kuvendit Komunal të Gjilanit, më 18 shtator 1973, ndërsa punën e ka filluar më 25 dhjetor 1975. Prej vitit 1978 Akademia Pedagogjike e Gjilanit u shndërrua në Qendër për Arsimin e Lartë të Mësimdhënësve, ndërsa nga viti akademik 1978/79 filloi punën edhe grupi i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe dhe grupi Matematikë-Fizikë, i cili pushoi së punuari në vitin shkollor 1983/84.

Në vitin shkollor 1980/81, Qendra për Arsimin e Lartë të Mësimdhënësve u transformua në Shkollë të Lartë Pedagogjike “Skënderbeu”, në të cilën kanë funksionuar dy grupe mësimore:

Grupi për Edukatore të Enteve Parashkollore dhe
Grupi për Mësim Klasor (Fillor).
Në vitin 2001, Senati i Universitetit të Prishtinës miratoi planet mësimore, të mbështetura në Deklaratën e Bolonjës për nivelin Baçelor. Pas themelimit të Fakultetit të Edukimit, nga viti akademik 2002/2003, nuk janë regjistruar studentë në programet e SHLP-së.

Me vendimin nr. 33/01, të datës 7.5.2003, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë vendosi që Fakulteti i Edukimit, me qendrat rajonale në: Prishtinë, Gjakovë, Prizren dhe Gjilan, i themeluar me Vendimin Administrativ të datës 9 shtator 2002, nga viti akademik 2003/2004, të fillojë, të zhvillojë e të zbatojë programin mësimor për përgatitjen e mësimdhënësve të ciklit të mesëm të ulët – mësimdhënës lëndorë.

Në shtator të vitit 2004, Senati i UP-së, me propozimin e Bordit të Përbashkët Drejtues, miratoi planet mësimore edhe për Qendrën e Fakultetit të Edukimit në Gjilan.

Themelimi i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, institucionin më të vjetër, Fakultetin e Edukimit, e gjeti më të konsoliduar në krahasim me të tjerët. Kështu, me vendimin e Këshillit Themelues të UKZ-së, të datës 31.10.2013, Qendra e Fakultetit të Edukimit në Gjilan, shndërrohet në Fakultet të Edukimit në kuadër të Universitetit “Kadri Zeka”.

Tani UKZ vazhdon traditën e tri fakulteteve, të cilat, nga viti 2010-2013, në Gjilan kanë funksionuar si degë të fakulteteve përkatëse të Universitetit të Prishtinës

More partners

Dora Dores

Dora Dores

Learn more >

The Cutting Edge

The Cutting Edge

Learn more >

Shtate arte - 7arte

Shtate arte - 7arte

Learn more >

ICHAT Instituti Cilësor për Hulumtime Analiza dhe Trajnime

ICHAT Instituti Cilësor për Hulumtime Analiza dhe Trajnime

Learn more >

Universiteti “Kadri Zeka”

Universiteti “Kadri Zeka”

Learn more >

Agjencia Kosovare e Privatizimit - AKP

Agjencia Kosovare e Privatizimit - AKP

Learn more >