Universiteti Haxhi Zeka - Peje

Universiteti Haxhi Zeka - Peje

About Universiteti Haxhi Zeka - Peje


Universiteti “HAXHI ZEKA” në Pejë, është institucion publik i arsimit të lartë në Republikën e Kosovës. Ky është institucioni publik, më i ri i arsimit të lartë, por njëherë është pasardhës i institucionit më të vjetër publik të arsimit të lartë në vend.
Misioni i Universitetit është që të ofrojë studime bashkëkohore akademike të mbështetura mbi bazën e mirëfilltë kërkimore – shkencore, si dhe të jetë njëri nga Institucionet me prestigjioze në regjionin e Evropës juglindore.

Universiteti “HAXHI ZEKA”, është themeluar në bazë të vendimit nr. 434/01B, të datës 14. 11. 2011, të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, respektivisht ministrit Ramë Buja, në përputhje të nenit 145 (pika 2) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Universiteti “HAXHI ZEKA” e ka edhe bazën e funksionimit akademik dhe shkencor, pasi që nga viti 1960 deri në vitin 2002, në njërën ngahapësirat e këtij Universiteti, kishte ekzistuar dhe funksionuar ish-Shkolla e Lartë Ekonomiko-Komerciale, për tu transformuar që nga viti 2002 dhe deri në vitin 2011 në Fakultet të Shkencave të Aplikuara në Biznes, si një nga 17 njësitë akademike të Universitetit të Prishtinës.

Universiteti “HAXHI ZEKA”, është institucion autonom dhe aktualisht në të funksionojnë 5 fakultete, me programe dhe departamente të ndryshme.

Në Universitetin “HAXHI ZEKA” në Pejë ofrohen studimet në programet deri-diplomike Baçellër (BSc) dhe pas-diplomike Master (MSc). Programet zhvillohen në përputhje të plotë me kriteret dhe kërkesat e Deklaratës së Bolonjës.

- Studimet deri-diplomike zgjasin 3 vite ku me përfundim të studimeve, studenti arrin ti akumulojë 180 ECTS kredi.
- Studimet pas-diplomike zgjasin 2 vite, ku në përfundim të studimeve, studenti arrin ti akumulojë 120 ECTS kredi.

Na kuadër të njësive akademike, funksionojnë këto 5 fakultete,

1. Fakulteti i Biznesit, me departamentet
1.1. Administrim biznesi, (Baçellër dhe Master)
1.2. Kontabilitet dhe financë (Baçellër dhe Master)
1.3. Administrim biznesi në gjuhën boshnjake (Baçellër dhe Master)
1.4 Menaxhim I burimeve njerëzore (Master)

2. Fakulteti Juridik, me departamentin
2.1. Juridik i përgjithshëm (4 vjeçare)
3. Fakulteti i Turizmit (Baçellër)
3.1 Menaxhment në turizem dhe hotelieri (Baçellër)
3.2 Menaxhment në turizem dhe hotelieri në gjuhën boshnjake (Baçellër)
4. Fakulteti i Agrobiznesit (Baçellër)
4.1 Agromjedis dhe agroekologji (Baçellër)
4.2 Teknologji e prodhimit bimorë (Baçellër)
5. Fakulteti i arteve
5.1. Edukim I përgjithshëm në muzikë (Baçellër)
5.2. Edukim në muzikë (Baçellër)

More partners

Safe House Prishtina - Shtepia e Sigurte Prishtine

Safe House Prishtina - Shtepia e Sigurte Prishtine

Learn more >

Termokiss Community

Termokiss Community

Learn more >

USAID TLP Public Service Courses-PPDL

USAID TLP Public Service Courses-PPDL

Learn more >

New Social Initiative - NSI

New Social Initiative - NSI

Learn more >

Peer Educators Network - PEN

Peer Educators Network - PEN

Learn more >

TruAktiv - Sbunker & Kosovo 2.0

TruAktiv - Sbunker & Kosovo 2.0

Learn more >