Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovë

Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovë

About Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovë


Organizata Shoqata e prodhuesve të qumëshit të Kosovës është një organizatë jofitimprurëse e cila është themeluar me qëllimin e ngritjes së nivelit konkurrues të prodhuesve të qumështit dhe synon të ndihmojë ata në mënyrë që të rrisin kualitetin e qumështit duke siguruar kështu informim adekuat për zhvillim të mëtutjeshëm të fermave të blegtorisë. Themeli i shoqatës sonë është vënë bazuar në mbështetjen e USAID, me një plan strategjik për zhvillim të mëtutjeshëm në aspekte të ndryshme të lidhura me blegtorinë, si dhe zhvillimin e vetë industrisë së qumështit në Kosovë.
OJQ Shoqata e prodhuesve të qumështit të Kosovës është themeluar më 10.01.2005 si pasojë e nevojës së prodhuesve për mbështetje, duke e siguruar përkrahjen e tyre në aspekte të ndryshme në lidhje me ngritjen e profesionalizmit të fermerëve në prodhimet e fermave të tyre.
Shoqata jonë deri më tani ka kontribuar mjaft shumë në sektorin e qumështit, duke siguruar bashkëpunim të vazhdueshëm me MBPZHR si dhe me organizata të ndryshme përfshirë këtu USAID/KCBS, USAID/NOA, Solidar Suisse, si dhe me Agjencionin e Ushqimit dhe Veterinarise me qëllim të ngritjes së kualitetit dhe cilësisë së qumështit.
SHPQK përgjatë viteve ka siguruar rritje të fermerëve ku në krahasim me fillimet modeste të saj, tashmë numëron 2500 fermerë nga të cilët prodhohen dyqind mije litra qumësht në ditë. Duhet potencuar që organizata jonë është e hapur për të pranuar vazhdimisht anëtarë të rinj të kualifikuar pa marrë parasysh nacionalitetin të cilit ata i takojnë.

More partners

TEDx prishtina

TEDx prishtina

Learn more >

UBT - Higher Education Institution

UBT - Higher Education Institution

Learn more >

Sogody

Sogody

Learn more >

Bio Bahce

Bio Bahce

Learn more >

BONEVET

BONEVET

Learn more >

Shtate arte - 7arte

Shtate arte - 7arte

Learn more >