Shkolla Digjitale

Shkolla Digjitale

About Shkolla Digjitale


Shkolla digjitale është shkolla e parë e hapur në Prishtinë dhe Ferizaj, e cila ofron kurse të teknologjisë informative për fëmijët e moshave të reja. Kjo shkollë është hapur në muajin Dhjetor 2015 si rezultat i nevojës dhe kërkesës së madhe të gjeneratës së re për mësim dhe njohuri më të thelluara mbi këtë fushë.

Planprogrami me të cilin funksionon Shkolla Digjitale është planprogram i përpiluar nga organizata CODE si dhe Massachusetts Institute of Technology – MIT në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky planprogram i dedikuar për mësimin e fëmijëve, i cili i plotëson të gjitha standardet e nevojshme, është inkuadruar si planprogram i rregullt në shkollat fillore të Amerikës dhe Britanisë së Madhe.

Si rrjedhojë e mungesës së një planprogrami të tillë në shkollat fillore të Kosovës, Shkolla Digjitale mëton ta mbulojë këtë hapësirë në Kosovë dukë iu ofruar mundësi të njëjta edhe fëmijëve kosovarë.

Shkolla Digjitale aktualisht ofron 4 nivele per programim dhe 4 nivele per robotike dhe elektronike ku secili nivel zgjat rreth dy muaj e gjysmë. Gjatë këtyre niveleve fëmijët mësojnë konceptet bazë të programimit dhe njohuri të përgjithshme të teknologjisë informative. Ky planprogram ngërthen në vete edhe shumë aktivitete logjike dhe sociale ku përmes zhvillimit të tyre fëmijët mësojnë logjikën e koncepteve të programimit, si algoritmet, programet, ndertimin e roboteve, aplikacioneve mobile, elektronike etj.

Pra, qëllimi kryesor i kësaj shkolle është zhvillimi i gjeneratave të reja në fushën e teknologjisë informative, për t’u avancuar deri në atë pikë që te ndjehen te pavarur në zhvillimin e programeve teknologjike. Kjo përvojë dhe dije do t’iu shërbej atyre pa marrë parasysh profesionin të cilin do ta zgjedhin në të ardhmen.

More partners

N.T.P. Buffalo

N.T.P. Buffalo

Learn more >

QKSGJ Qendra Kosovare per Studime Gjinore

QKSGJ Qendra Kosovare per Studime Gjinore

Learn more >

Ministry of Health

Ministry of Health

Learn more >

Kosovalive

Kosovalive

Learn more >

Gjirafa.com

Gjirafa.com

Learn more >

Kosovo Chamber of Commerce

Kosovo Chamber of Commerce

Learn more >