Project Plus

Project Plus

About Project Plus


“Project Plus” sh. p. k. aktivitetin e saj e ka filluar që nga viti 2004, zyrtarisht regjistrohet në qendrën për regjistrim të bizneseve pran Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë kryesisht në fushën e projektimit dhe këshillimeve të inxhinierisë dhe në fushën e realizimit të instalimeve elektrike, makinerisë dhe hidrosanitare. Nga shtatori i vitit 2004 Kompania jonë me një tender të hapur u zgjodh Konsulentë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe që nga ajo kohë deri më dhjetor 2009 realizoj një varg projektesh specifike kryesisht të natyrës spitalore. Përveç shërbimeve konsulentë Kompania jonë ka realizuar edhe një varg projektesh tjera në objekte të ndryshme anekënd Kosovës duke filluar nga objektet e vogla banimi, banime kolektive e deri tek shkollat fillore, të mesme dhe objekte Universitare si dhe në fushën e infrastrukturës. Objektet e projektuara nga Kompania jonë kryesisht kanë qenë fushat të cilat përfshinë: Punimi i projekteve të arkitekturës me detaje zbatuese, llogari statike me detaje zbatuese, planet e armaturës, konstruksione metalike etj. Punimi i projekteve zbatuese të instalimeve të ujit të pijes dhe ujin e ngrohët sanitarë, kanalizimit fekale dhe atmosferik për objekte banimi dhe niveleve Urbane, punimi i projekteve zbatuese të instalimeve elektrike të rrymës së fortë, instalimeve të telekomunikacionit, sinjalizimet e ndryshme, mbrojtje nga zjarri si dhe kabina elektrike me gjeneratorë, punimi i projekteve zbatuese të instalimeve të makinerisë (ngrohja, ventilimi, klimatizomi, frigodhomat etj.), punimi i projekteve zbatuese të rregullimit të jashtëm përfshirë: rrugë të karakterit lokal, Urban, Unaza të qytetit, plato, shtigje, gjelbërime, fontana, parkingje, ndriçime, ndriçim publik dhe sinjalizime. Për secilën fazave të renovimit apo ndërtimeve të reja është bërë specifikimi i detajizuar i të gjitha materialeve dhe pajisjeve, punimi i paramasës dhe parallogarisë me çmime për buxhet (projektuese). Stafi i kualifikuar me njohuri të lartë dhe përvojë të gjatë në lëmin përkatëse në hap me zhvillimet kohore profesionale ka qenë shtylla kryesore e suksesit si në aspektin profesional ashtu edhe në zhvillimin e mëtutjeshëm të aktiviteteve të Kompanisë. Nga shkurti i vitit 2010 “Project Plus” ndërron statutin e vet dhe shndërrohet në Shoqëri me përgjegjësi të Kufizuar pra “Project Plus” sh. p. k si dhe Licencohet në fushat e Projektimit, Realizimit, Mbikëqyrjes, Revidimit të projekteve dhe Pranim teknik. “Project Plus” sh. p. k ka një strukturë të organizuar në pesë departamente si Departamenti i Arkitekturës, Departamenti i ndërtimtarisë i ndarë në ndërtimtari të lartë dhe të ulët, Departamentin e Makinerisë, Departamentin e elektrikes dhe Administrata. “Project Plus” sh. p. k është Certifikuar me ISO 9001:2008 në gusht të vitit 2013. Kombinimi i njohurive praktike dhe teorike në fusha të caktuara si dhe stafi i larmishëm i fushave Inxhinierie dhe menaxhmenti efektiv i krijojnë ndërmarrjesmundësinë të jetë në përparësi me konkurentët. Prej themelimit ndërmarrja ka arritur të siguroj kualitet, bashkëpunim midis të gjitha palëve të involvuara në projekt (klientët, konsultuesit, kontraktorët), duke përdorur të gjitha mjetet dhe metodat në dispozicion të arritjes së rezultateve, përfundimin cilësor të projekteve duke respektuar edhe afatet kohore.

More partners

BONEVET

BONEVET

Learn more >

ICHAT Instituti Cilësor për Hulumtime Analiza dhe Trajnime

ICHAT Instituti Cilësor për Hulumtime Analiza dhe Trajnime

Learn more >

Universiteti “Kadri Zeka”

Universiteti “Kadri Zeka”

Learn more >

Per njera tjetren OJQ

Per njera tjetren OJQ

Learn more >

American Chamber of Commerce in Kosovo

American Chamber of Commerce in Kosovo

Learn more >

Action for Mothers and Children - AMC

Action for Mothers and Children - AMC

Learn more >