Kolegji “Pjeter Budi”

Kolegji “Pjeter Budi”

About Kolegji “Pjeter Budi”


Kolegji “Pjetër Budi” tashmë është i integruar plotësisht në hapësirën europiane të arsimit të lartë. Vizioni ynë është të jemi:
- kolegj i specializuar në formimin akademik të studentëve,
- qendër ekspertize e specializuar në fusha specifike të studimeve me ndikim në vend dhe rajon, si dhe
- qendër ekselence në kërkimet shkencore.
Kolegji “Pjetër Budi” është i hapur ndaj ideve dhe kërkesave të reja të gjeneratave, partnerëve, trendeve të zhvillimit ekonomik, kërkesave të tregut të punës dhe të arriturave teknologjike.

Kolegji “Pjetër Budi” krijon mundësi të barabarta për të gjithë, pa asnjë lloj diskriminimi në aspektin gjinor, racor, martesor, ngjyrë, gjuhë, religjioni, orientimi politik ose përkatësie kombëtare, etnike dhe sociale në gjendje pasurie, statusi të lindjes ose statusi tjetër, moshe dhe të metash fizike ose psikike.

Me qëllim të rritjes së nivelit të cilësisë së studimit dhe me qëllim ndihme dhe stimulimi për studentët e dalluar, Kolegji “Pjetër Budi” ka dhënë dhe vazhdon të jep bursa studimi për studentë. Deri më tash, “Pjetër Budi” ka dhënë bursa për studentët me kushte të vështira ekonomike, studentë të shkëlqyeshëm, fëmijë dëshmorësh dhe ish-pjesëtarë të TMK-së. Dy vitet e fundit, “Pjetër Budi” ka dhënë bursa edhe për studentë të verbër, të cilët i vazhdojnë studimet. Ndërkaq, me bursa ndihmohen edhe studentët që arrijnë suksese të dukshme gjatë studimeve. “Pjetër Budi” ka dhënë bursa studimi edhe në bashkëpunim me KFOR-in dhe organizata joqeveritare. “Pjetër Budi” përkrah studentët për sigurimin e bursave edhe nga institucionet tjera. Po ashtu, nga Kolegji “Pjetër Budi” zbritje përfitojnë edhe studentë të tjerë, si: studentët e shkëlqyeshëm 10 për qind zbritje, kurse studentë të regjistruar në grup ose familjarë 5-10 për qind zbritje. Bursa të pjesshme “Pjetër Budi” jep edhe për pjesëtarë të kompanive dhe institucioneve të ndryshme (20-30 për qind), si dhe për të gjithë studentët e vet që përfundojnë studimet Baçelor dhe i vijojnë ato në Master në “Pjetër Budi” (10 për qind).

Në nivelin BA dhe MA Kolegji ofron këto programe studimore:

• Dogana dhe Shpedicion (BA/MA)
• Menaxhim i Turizmit dhe Hotelerisë (BA)
• Administrim Biznesi (me specializim në: Menaxhment Marketingu; Banka dhe Kontroll Financiar; Menaxhim i Resurseve Humane, Administratë Publike) (BA)
• Sigurime (BA)
• Juridik
• Menaxhment (me specializim në: Menaxhment ; Menaxhim i Turizmit dhe Hoteleri; Menaxhim i Sigurime) (MA)

More partners

NDI

NDI

Learn more >

USAID TLP Public Service Courses-PPDL

USAID TLP Public Service Courses-PPDL

Learn more >

FLOSSK Free Libre Open Source Software Kosova

FLOSSK Free Libre Open Source Software Kosova

Learn more >

YMCA in Kosovo

YMCA in Kosovo

Learn more >

UN-HABITAT in Kosovo

UN-HABITAT in Kosovo

Learn more >

Mehmet Akif College MAC

Mehmet Akif College MAC

Learn more >