ICHAT Instituti Cilësor për Hulumtime Analiza dhe Trajnime

ICHAT Instituti Cilësor për Hulumtime Analiza dhe Trajnime

About ICHAT Instituti Cilësor për Hulumtime Analiza dhe Trajnime


Rreth nesh

Instituti Cilësor për Hulumtime, Analiza dhe Trajnime “iCHAT” është një organizatë jofitimprurëse i themeluar në pajtim me Ligjin Nr. 04/L-57 për Lirinë e Asociimit në Organizatat Joqeveritare në Republikën e Kosovës.

Organizata është themeluar me qëllim të:

1. Hulumtimit dhe analizave të pavarura të politikave publike në lëmin e qeverisjes demokratike si dhe hulumtime dhe analiza të shëndosha profesionale me paanshmëri të plotë të çështjeve vendore, rajonale dhe ndërkombëtare.

2.Fuqizimit të rolit të minoriteteve në shoqëri (të drejta të pakicave) – që jetojnë në Kosovë duke i përkrahur, duke i promovuar të drejtat e tyre të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, që të jenë qytetarë të barabartë në Kosovë dhe njëherit duke qenë zë i fuqishëm i tyre për mundësi të barabarta për të gjithë komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Për t’i përmbushur qëllimet iCHAT është fokusuar në këto fushëveprimtari: Hulumtime dhe Analiza, Konsulenca, Fuqizimi i rolit të minoriteteve në shoqëri (të drejtat të pakicave) , Avokim dhe Lobim   Të Drejta të Njeriut, Organizimi i kurseve për edukim dhe trajnim.

iCHAT i fillon iniciativat duke kryer një rishikim të gjerë të literaturës ekzistuese lidhur me temën që ka përzgjedhur. Diskutimet e ekipit çojnë në krijimin e planeve hulumtuese. Metodat tona kërkimore përfshijnë intervistimin, analizat tekstuale, fokus grupet dhe raste studimore. iCHAT përdor një mori të burimeve të të dhënave, duke përfshirë edhe zyrtarët përkatës të zgjedhur, nëpunësit publikë, bizneset, organizatat joqeveritare dhe qytetarët në përpjekje për të kuptuar të gjithë fotografinë e një vendi të caktuar (p.sh., Prishtinë, Prizren, Mitrovica) ose lidhur me një çështje të caktuar (p.sh.,  pozitën e të rinjve, migrimin).

Me të dhënat e mbledhura hartohet një koleksion i materialeve që më vonë analizohet nga anëtarët e ekipit të iCHAT në drejtim të identifikimit të trendeve kryesore. Anëtarët e ekipit të iCHAT bashkëpunojnë për të shkruar pjesë të raporteve. Çdo anëtar i ekipit sjell një sfond të veçantë dhe njohuri për procesin e hartimit. Draft raportet gjithashtu shqyrtohen dhe rishikohen shumë herë nga ekipi i iCHAT.

iCHAT pastaj organizon një ngjarje për publikimit e raportit. Të gjithë pjesëmarrësit në hulumtim, si dhe aktorë të tjerë kyç dhe partnerët ftohen për të shqyrtuar dhe diskutuar gjetjet. iCHAT gjithmonë kërkon të sigurojë pjesëmarrjen e vendimmarrësve kryesorë në drejtim të avokimit për rekomandimet politike.  Zakonisht, aktivitet, gjetjet dhe rekomandimeve, tryezat e rrumbullakëta, diskutimet publike, të dhënat e shpërndara në hapësira publike, mbulohen nga mediet. Ndërsa materialet e tjera për marrëdhënie me publikun, publikohen përmes teknologjive të komunikimit si: faqja në Facebook dhe llogaria Twitter.

iCHAT pastaj kryen avokimin për rekomandimet e hulumtimit përmes takimeve me vendimmarrësit dhe përdorimin e medias. Përveç kësaj, iCHAT avokon për ndryshime të politikave (ku nevojiten) nga takimi me deputetë të ndryshme dhe grupet parlamentare. iCHAT monitoron gjatë gjithë kohës nëse janë zbatuar rekomandimet e tij.

Instituti “iCHAT” ka realizuar një hulumtim “Përdorimi i Gjuhën Angleze në studimet e mia” me 600 respodentë në katër pilot-Fakultet në Universitetin e Prishtinës ku pas kësaj ka arritur një partneritet me Universitetin e Prishtinës për mbajtjen e një kursi në Universitetin e Prishtinës- Fakultetin filozofik si program “Mëso gjuhen angleze për një të ardhme më të mirë”.

Gjithashtu Instituti iCHAT është marrë edhe me çështjen e ndjeshme për migrimin e të rinjve, duke analizuar çështjen në terren, ku si rezultat kemi përpiluar një raport i cili është publikuar në të gjitha mediat vendore. Përmes këtij raporti jemi munduar të ndikojmë sado pak tek të rinjtë që të qëndrojnë në Kosovë dhe ta gjejnë veten këtu.

Instituti iCHAT tani merr pjes në mbledhjen e shtatë Komisioneve parlamentare si:

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport;
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit;
Komisioni për Integrime Evropiane;
Komisioni për Punë të Jashtme;
Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim;
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike;
Komisioni për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione

More partners

EdGuard Institute

EdGuard Institute

Learn more >

ADA Austrian Coordination Office for Technical Cooperation - Austrian Embassy Pristina

ADA Austrian Coordination Office for Technical Cooperation - Austrian Embassy Pristina

Learn more >

UNDP Kosovo

UNDP Kosovo

Learn more >

DAM festival

DAM festival

Learn more >

Change Makers

Change Makers

Learn more >

Youth Council of US Embassy in Kosovo

Youth Council of US Embassy in Kosovo

Learn more >