Handikos - Ferizaj

Handikos - Ferizaj

About Handikos - Ferizaj


Menjëherë pas luftës, HandiKOS përsëri filloi një organizim të ri duke u përpjekur që ta riaktivizonte rrjetin dhe të caktonte objektivat kryesore të veprimit në bashkëpunim me agjencitë ndërkombëtare dhe organizata joqeveritare (OJQ) vendore me qëllim të përkrahjes së personave me aftësi te kufizuar dhe familjarëve të tyre me material dhe mjete të domosdoshme për jetë.


Prezenca e organizatave ndërkombëtare i ofroi HandiKOS mundësinë që të bëjë shumë shpejt rikonstruktimin e rrjetit dhe jo vetëm që rriti numrin e grupeve aktive lokale dhe të qendrave të bashkësisë por me ndihmën e përkrahjes nga jashtë i punësoi shumë nga vullnetarët. Në periudhën e emergjencës, për ti përmbushur nevojat e qytetarëve me aftësi të kufizuara është bërë regjistrimi i personave me aftësisë së kufizuar dhe shpërndarja e materialit higjienik, mjekësor dhe pajisjeve ndihmëse. Për çdo grup aktiv lokal ishin të nevojshëm tre punëtorë ku dy prej tyre ishin punëtorë të terrenit dhe një përgjegjës i zyrës.


Në çdo qendër të bashkësisë ishin: koordinatori, dy punëtorë të rehabilitimit primar fizikal, një për aktivitetet psike-motorike dhe një vozitës për transportimin e fëmijëve.
Puna e qendrave të HandiKOS përcillej nga fizioterapeuti i lartë dhe trajneri i aktiviteteve psike-motorike të dy nga Handicap International.


Duhet theksuar se kontribut te jashtëzakonshëm në përkrahjen e realizimit te programit të HandiKOS kanë ofruar partneret ndërkombëtar si: “Handicap International”, “OXFAM”, Agjencioni Finlandez FIDIDA, Qeveria e Finlandës, dhe Ambasada e Finlandës, Organizata Italiane “Onlus Wamba-Athena”, “Onlus Roberto Bazzoni”, “Save The Children”, “UNICEF”, Agjensioni Evropian per ndërtime dhe rindërtim,  etj. ndërsa nga viti 2004 HandiKOS në mënyrë modeste e kanë përkrahur edhe disa Komuna të Kosovës dhe donator lokal.


Gjatë kësaj periudhe HandiKOS u rrit dhe u zhvillua, sidomos në drejtim të ndërtimit të kapaciteteve, si dhe krijimit të infrastrukturës, në ndërtimin e objekteve në shumicën e komunave te Kosovës, si në: Suharekë, Pejë, Drenas, Malishevë, Dragash, Ferizaj, Mitrovicë, Mitrovicë veriore, Lipjan, Shtime, Istog, Gjilan, Prizren, etj, e sidomos duhet përmendur ndërtimin e Qendrës Resurseve të Personave me Aftësi të Kufizuara, mbështetur nga “WINSLOW STARK FOUNDATION” dhe “LINDEN ROOT DICKINSON FOUNDATION” dhe implementuar nga “World Vision”. Të gjitha këto objekte janë të pajisura me të gjitha pajisjet e nevojshme të punës për të ofruar shërbime rehabilituese primare fizikale dhe psiko-sociale, mjete transporti, dhe pajisje zyre.


Disa nga rezultatet e arritura nga kjo punë disa vjeçare përfshijnë:

· Aktualisht HandiKOS veprimtarinë e vet e zhvillon në tërë territorin e Kosovës me 13 Zyra lokale dhe 14 Qendra të Rehabilitimit të Bazuar në Bashkësi, përfshirë këtu edhe pjesën Veriore të Kosovës;

· HandiKOS ka një databazë me 18,000 anëtarë me aftësi te kufizuara fizike dhe te kombinuara te moshave, gjinive, dhe etnive te ndryshme;

· Nga viti 1999 deri më sot HandiKOS ka ofruar shërbime të rehabilitimit primar për rreth 2,900 fëmijë me aftësi të kufizuar duke ju ofruar rreth 22,500 trajtime të rehabilitimit psiko-sociale dhe primar fizikal te ofruara në çdo vit;

· HandiKOS ka ofruar rreth 6,300 pajisje të ndryshme ndihmëse, përfshirë këtu karrocat, kukëzat, karroca tualeti, material për inkontinencë, material për trajtimin e plagëve dekubitare etj.;

· Në mbështetje të organizatave ndërkombëtare, HandiKOS ka arritur që të përmirësoj qasjen në infrastrukturën fizike duke rregulluar 96 pjerrina në objektet publike si dhe adaptimin e ambienteve të banimit tek personat me aftësi të kufizuara.

· 1,550 fëmijë dhe të rritur nga e gjithë Kosova kanë përfituar nga rehabilitimi i ofruar gjatë kampeve aktive në bregdet;

· HandiKOS ka avokuar, lobuar dhe ka marre pjese ne krijimin, ndryshimin dhe monitorimin e implementimit të infrastrukturës ligjore në fushën e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara;

· Përmes organizimit të fushatave të ndryshme, dokumentarëve, videoprezantimeve, debateve televizive, tryezave, HandiKOS ka ngritur vetëdijen e personave me aftësi të kufizuar dhe familjarëve për të drejtat e tyre, përfaqësuesve të institucioneve dhe mbarë shoqërisë në Kosovë;

· HandiKOS ka publikuar udhëzues dhe doracak të ndryshëm për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, duke u bërë burimi i vetëm i informacionit mbi aftësinë e kufizuar në Kosovë;

· HandiKOS gjatë gjithë këtyre viteve ka ngritur kapacitetet e stafit në harmoni me nevojat e personave me aftësi të kufizuara duke ju përshtatur rrethanave të kohës;

· HandiKOS është një nga organizatat e cila punëson më së shumti persona me aftësi të kufizuar dhe ndërmjetëson punësimin e tyre në tregun e punës duke ngritur kapacitetet e tyre;

· Gjate kësaj kohe HandiKOS zhvilloi kapacitetet dhe u be partner serioz i donatoreve dhe organizatave ndërkombëtare, lokale ne implementimin e projekteve, si dhe forcoj bashkëpunimin me institucione te nivelit qendror dhe lokal me qellim te përmirësimit te kushteve dhe avancimit të pozitës së personave me aftësi te kufizuara në Kosovë

More partners

4-H Kosova

4-H Kosova

Learn more >

Ministry of Health

Ministry of Health

Learn more >

Kolegji Heimerer

Kolegji Heimerer

Learn more >

Peer Educators Network - PEN

Peer Educators Network - PEN

Learn more >

Ministry of Foreign Affairs of the Republic of Kosovo

Ministry of Foreign Affairs of the Republic of Kosovo

Learn more >

Air Navigation Services Agency

Air Navigation Services Agency

Learn more >