Gazeta Metro

Gazeta Metro është platformë që ofron informacione, me përmbajtje multimediale, me mundësinë për ta bërë sa më të lehtë ndarjen e tyre me ju dhe miqtë tuaj

Gazeta Metro

About Gazeta Metro


Gazeta Metro është botim i Metro Media Group, që synon të raportoj shpejt, saktë dhe me materiale të plotësuara, pa ju ngacmuar juve me tituj të rrjeshëm vetëm për të ju shtyrë të klikoni. Stafi i Metro’s kërkon që prodhimi gjithmonë të sigurojë saktësinë maksimale dhe te analizoj gjithmonë interesat e lansimit dhe prodhimit të fakteve, të kujdeset maksimalisht në përzgjedhjen e stafit dhe bashkëpuntorëve që media do tju ofroj hapsirë dhe plasman në platformën tonë mediale.
Natyrisht të gjitha këto duhet të jenë në përputhje trendet moderne, qoftë ideore dhe konceptive, qoftë të dukjes dhe dizajnit, e poashtu edhe duke respektuar të gjitha aspektet ligjore. Arritja e kredibilitetit është esencial në ndërtimin e konceptit dhe vizionit tonë si Metro.
Synojmë të jemi të pavarur. Ne besojmë se pavarësia fitohet dhe arrihet me punë dhe cilësi në fushën dhe lëmin ku punojmë. Andaj edhe vizioni ynë fillon këtu dhe synon të arrij dhe të reflektoj pavarësi konceptuale, finaciare dhe qëndrueshmëri.
Pavarësia jonë është e rëndësishme sepse na mundëson të funksionojmë objektivisht, dhe për këtë arsye mbetet synim dhe parim i joni krucial.
Nuk mund të themi se nuk jemi idealistë, sepse vet fakti i iniciimit të kësaj platforme mediale i ka edhe konceptet idealiste që mbështeten diku. Dhe vizioni ynë bazohet në koncepte liberale, si në kuptimin politik e shoqëror, ashtu edhe në kuptimin fetar dhe kombëtar, për liritë e njeriut dhe të drejtat e të gjithëve si të lirë për të vepruar, menduar dhe besuar.
Gazeta Metro, është themeluar nga një grup gazetarësh me përvojë, artistëve, dizajnerëve dhe ekspertëve të IT dhe fushave të ndryshme, më 7 nëntor 2016, dhe shpreson të festoj ditëlindje pakufi në numër si e besueshme, kredibile dhe e pavarur.

More partners

Shtate arte - 7arte

Shtate arte - 7arte

Learn more >

Qendra për Zhvillim të Karrierës Universiteti i Prishtinës

Qendra për Zhvillim të Karrierës Universiteti i Prishtinës

Learn more >

SyncLab

SyncLab

Learn more >

Ipko Foundation

Ipko Foundation

Learn more >

World Learning

World Learning

Learn more >

UNICEF Kosovo Innovations Lab

UNICEF Kosovo Innovations Lab

Learn more >