Qendra për Këshillim dhe Përkrahje të Gruas “Dora Dorës” është formuar në vitin 2002 në Prizren si shoqatë joqeveritare, joprofitabile dhe apolitike.Aktivitetet e veta Dora Dorës i zhvillon në baza vullnetare dhe në saje të donacioneve të donatorëve të huaj dhe të brendshëm. Dora Dorës bashkëpunon ngushtë me organizatat joqeveritare brenda dhe jashtë vendit.
Projektet DD i realizohen në koordinim me nevojat e komunitetit lokal dhe në kooperim me institucionet lokale. Misioni I Dora Dorës është të mbështesë, mbrojë dhe promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave pavarësisht nga bindjet e tyre politike, religjionin, moshën, nivelin e arsimit, apo aftësia.
Dora Dorës e realizon misionin e saj përmes:
Fuqizimit të rolit të gruas në vendimmarrje dhe barazisë gjinore në të gjitha sferat e jetës
Promovimit të integrimit social të grave në nivelin regjional
Luftës kundër dhunës ndaj gruas, diskriminim dhe keqtrajtimit të gruas – në familje dhe shoqëri
Vetëdijesimit e gruas për të drejtat njerëzore
Nxitjes së jetës multietnike
Dora Dorës synon mirëqenien e gruas duke promovuar BARAZINË GJINORE.