Celonis Prishtina - Development Center of Excellence

Celonis është lider global në fushën e Process Mining, teknologji e cila mundëson transformimin e bizneseve duke rezultuar në miliona dollarë të kursyer dhe cilësi të jashtëzakonshme të shërbimit për klientë.

Celonis Prishtina - Development Center of Excellence

About Celonis Prishtina - Development Center of Excellence


Celonis është një kompani me rritje të jashtëzakonshme dhe lider i tregut global në fushën e Process Mining. Qendra e Celonis në Kosovë tashmë veçse ka formuar një ekipë lokale e poashtu ka edhe dhjetra pozita tjera të hapura për punësim. Në të njejtën kohë, Celonis është duke investuar në zhvillimin dhe ngritjen e burimeve njerëzore të reja nëpërmjet bursave profesionale, praktikës, mentorimit si dhe programeve të brendshme për zhvillim.
Ne jemi një kompani e udhëhequr nga teknologjia dhe si e tillë kemi zhvilluar databazën in-memory në C++ për analize të proceseve, framework në Java si dhe librari për komponente në Angular - të gjitha in-house. Celonis në Kosove është fokusuar në zhvillimin e produkteve të Intelligent Business Cloud të Celonis që paraqet veglën më të fuqishme në botë për analizimin, përpunimin dhe transformimin e të gjitha proceseve biznesore të mbështetura nga IT.
Kultura e kompanisë tonë përfshinë një staf mendjehapur, pajisje high-end për punë, të premte argëtuese, organizime jashtë zyres, onboarding në Munich dhe një zyre inovative që përmban këndin e argëtimit, zërimin e avansuar, ventilimin e ajrit dhe gjelbrimin e brendshëm. Për ne është shumë me rëndësi që stafi jonë të ndihet i plotësuar në punë si dhe ta arrijë potencialin maksimal. Prandaj i kushtojmë shumë rëndësi programit tonë path to excellence i cili synon ti avancoj punonjësit në rank më të lartë duke synuar ekselencën.

More partners

Universum College

Universum College

Learn more >

Mehmet Akif College MAC

Mehmet Akif College MAC

Learn more >

RIINVEST

RIINVEST

Learn more >

U Architects

U Architects

Learn more >

Termokiss Community

Termokiss Community

Learn more >

ICK

ICK

Learn more >