Alumni UP

Alumni UP

About Alumni UP


Rrjeti Alumni ka nё fokus mbarëvajtjen profesionale tё individëve qё kanё kryer studimet nё Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“ dhe ndërlidhjen e tyre. Nëpërmjet takimeve dhe aktiviteteve, ndihmon në transmetimin e ideve, nismave, inovacionit, bashkëpunimeve midis njëri- tjetrit të cilat janë mëse të nevojshme pas procesit të diplomimit dhe sidomos gjatë përballjes me tregun e punës.

Anëtarët e rrjetit do të japin informacione, këshilla karriere dhe mbështetje në formimin profesional të të diplomuarve tjerë dhe të studentëve aktual. Rrjeti i të diplomuarve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina“ mbledh rreth vetes të gjithë të diplomuarit e saj të të gjitha niveleve të sudimit. Qëllimi i këtij shërbimi është lidhja e të gjitha gjeneratave të studentëve të UP-së, për të krijuar bashkëpunim të vazhdueshëm dhe krijimin e lidhjeve në mes të diplomuarve, profesorëve të fakulteteve përkatëse, bashkësisë më të gjërë akademike dhe punëdhënësve.

Qëllimet e Rrjetit ALUMNI
të promovojë ekzistencën, punën dhe domethënien e Rrjetit Alumni
të lidh ish- studentët e universitetit përmes alumni organizimeve
të krijojë bazën e të dhënave të të diplomuarve për të bërë të mundur depërtimin e tyre në tregun e punës
të ndërtojë lidhje në mes studentëve, të diplomuarve dhe kuadrove të fakulteteve e universitetit
të organizojnë ngjarje, seminare, konferenca profesionale dhe të bëjë avansimin profesional të të diplomuarve
të përforcojë reputacionin e universitetit me përforimin e reputacionit të të diplomuarve
të zhvillojë bashkëpunimin e universitetit me ndërmarrje dhe institucione në të cilat janë të angazhuar ish studentët tanë
pjesëmarrja në shkëmbimin shkencor dhe profesional ndërkombëtar përmes vendosjes së relacioneve me Rrjetin Alumni të regjionit dhe më gjërë
avansimi i shaktësive akademike sipas kërkesave të tregut
Aktivitetet tona
të gjithë anëtarëve u mundësojmë regjistrimin online, qasjen e shpejtë dhe efikase në informacionet tona dhe në kontaktet e ndërsjella
themelimi i revistës së Rrjetit Alumni e cila do të përcjellë zhvillimet aktuale ekonomike, projektet në të cilat është i përfshirë universiteti si dhe arritjet shkencore e profesionale të anëtarëve të asociacionit
organizimi i tryezave të rrumbullakëta , seminareve e konferencave në të cilat do të trajtohen cështjet ekonomike e shoqërore
organizimi i programeve për aftësim dhe trajnim të anëtarëve të Asociacionit Alumni në kontekstin e informimit më të mirë për trendet zhvillimore dhe kërkesat e tregut
organizimi i takimeve të anëtarëve të Rrjetit me studentët aktualë, për t’ ua përcjellë përvojat e tyre
organizimi i takimeve zyrtare të Rrjetit Alumni (p.sh. përvjetorët, festat dhe shënimet e datave të rëndësishme)
formimi i bazës së të dhënave, ashtu që anëtarët e Asociacionit Alumni, përmes bashkëpunimit të ndërsjellë, të kenë qasje ne informacione dhe në mundësitë për trajnime të mëtejshme dhe aplikime në pozita të cilat iu përgjigjen më shumë kualifikimeve dhe aftësive të tyre
Pse duhet te jesh pjesë e Rrjetit Alumni?
Anëtarë të Rrjetit Alumni mund të bëhen të gjithë ata individë të cilët kanë kryer studimet në Universitetin e Prishtinës “ Hasan Prishtina “ ose kanë qenë pjesë e Universitetit Veror të Prishtinës. Kurrë nuk je larg botës akademike kur je pjesë e rrjetit Alumni!

Duke qenë pjesë e rrjetit Alumni:
Ke mundësinë e prezantimit dhe ekspozimit të punës tënde para të diplomuarve tjerë dhe studentëve në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina “.

Ke mundësinë e shkëmbimit të informatave rreh mundësive për zhvillimin e karrierës.

Je pjesë aktive e jetës sociale, edukative dhe kulturore.

Je pjesë e projekteve më të rëndësishme të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina“.

Je pjesë e botimit të revistës së të diplomuarve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Anëtarësimi
Anëtër i Rrjetit Alumni UPHP mund të bëhet çdo i diplomuar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“ duke u regjistruar online.

Rrjeti Alumni i UPHP është imazhi jonë në treg, historiku dhe e ardhmja e universitetit.

More partners

TEDx prishtina

TEDx prishtina

Learn more >

Ciao Berto

Ciao Berto

Learn more >

Lawyer Nexhat Shabani

Lawyer Nexhat Shabani

Learn more >

EdGuard Institute

EdGuard Institute

Learn more >

Kolegji “Pjeter Budi”

Kolegji “Pjeter Budi”

Learn more >

The Ideas Partnership

The Ideas Partnership

Learn more >