4-H Kosova

4-H Kosova

About 4-H Kosova


4-H në Kosovë

4-H është rrjet I organizatave me prezencë në 70 shtete të botës dhe me më shumë se 7 milion anëtarë, tash vonë e vendosur edhe në Kosovë. Aktivitetet kryesore të 4-H bazohen në programe edukuese jo-formale, kryesisht ndërmjet klubeve shkollore dhe aktiviteteve ekstrakurikulare, ku si synim kanë rininë në nivele të ndryshme si dhe zhvillimin e tyre.
Aktivitetet e organizatës tonë, në thelb të tyre kanë 4-H:
• HEAD qëndron për zhvillimin e të menduarit me sinqeritet dhe integritet.
• HANDS qëndron për të mësuarit e shkathtësive praktike dhe ushqimin e një shpirti sipërmarrës.
• HEART qëndron për të trajtuar njerëzit e tjerë dhe natyrën me respekt, për mësimin e aftësive shoqërore dhe sjelljeve të mira.
• HEALTH qëndron për mirëqenie të plotë fizike dhe mendore.
Idealet edukative
Si një organizatë për fëmijë dhe të rinjë, 4-H ka një qëllim edukativ. Synimi ynë është të rrisim të rinjë aktiv dhe të përgjegjshëm në komunitetin e tyre. Metoda që ne përdorim është “Të mësuarit duke bërë”. 4-H është një organizatë që vazhdimisht mbështet të rinjtë në zhvillimin e tyre individual që të bëhen të rritur të arsyeshëm, të kujdesshëm dhe të pavarur.
Çfarë bëjmë ne
Në thelb të aktiviteteve tona janë klubet 4-H për fëmijët e shkollave fillore. Në klubet tona fëmijët mësojnë një numër të madh shkathtësish praktike. Varësisht nga nevojat dhe interest e komunitetit lokal ku klubi është i vendosur, ata mësojnë për tema si: bimët dhe natyrën, reciklimin, çiklizmin, fotografinë, të folurit në publik, apo çfarëdo interesa tjera që ata kanë.
Në klubet tona, fëmijët gjithashtu mësojnë mirëkuptimin ndërkulturor dhe marrin aftësitë e nevojshme për të qenë konkurrentë të denjë në tregun e punës. Theksi vihet në qëndrimin sipërmarrës, vlerat dhe aftësitë jetësore si respekti, shprehja e vetëvetes, bashkëpunimi, marrja e vendimeve, komunikimi, puna në ekip, menaxhmenti, dhe lidershipi.
Organizata 4-H është përgjegjëse për organizimin lokal të aktiviteteve të klubit. Klubet udhëhiqen nga vullnetarë të trajnuar për punë nga 4-H.

More partners

Germin

Germin

Learn more >

ICHAT Instituti Cilësor për Hulumtime Analiza dhe Trajnime

ICHAT Instituti Cilësor për Hulumtime Analiza dhe Trajnime

Learn more >

UWC Kosova

UWC Kosova

Learn more >

Municipality of Prizren

Municipality of Prizren

Learn more >

Trekandi

Trekandi

Learn more >

Oral History Kosovo

Oral History Kosovo

Learn more >